• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Nga sot nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta do të kenë librat e parë interaktiv digjital

Shaqiri: Nga sot nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta do të kenë librat e parë interaktiv digjital

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Nga sot nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta do të kenë librat e parë interaktiv digjital, bëhet fjalë për libra që përmbajnë shumë elemente multimediale si video, foto, ilustrime, kuize dhe përmbajtje të ngjashme, të cilat është dëshmuar se e bëjnë mësimin më interesant për të rinjtë, informoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. 

Ai në promovimin e sotëm të këtyre librave digjitale theksoi se nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e librave të shtypura, por se janë një opsin shtesë që kanë për synim lehtësimin e procesit të përvetësimit të njohurive.

"Maqedonia e Veriut i ka librat e parë interaktiv digjital, të përpunuar për nxënësit e klasave të katërta, të pesta dhe të gjashta. Ato janë të disponueshme në një platformë të veçantë onlajn - nastava.mk dhe zyrtarisht mund të përdoren, jo si zëvendësim i librave të shtypura, por si një opsion shtesë që mund të lehtësojë procesin e përvetësimit të njohurive. Ato janë të disponueshme në çdo kohë dhe në çdo vend ku ka qasje në rrjetin e internetit, ndërsa secili nxënës do të mund të vendosë vetë nëse do të përdorë librin digjital apo atë të shtypur që ka marrë në shkollë. Ose të kombinuar", sqaroi ministri.

Shtoi se tashmë është testuar zbatimi i librave interaktive digjitale në disa shkolla dhe se reagimet e nxënësve dhe mësimdhënësve kanë qenë jashtëzakonisht pozitive.

"Të qarta janë përfitimet edhe për njërën palë edhe për tjetrën. Për mësimdhënësit përgatitje më e lehtë e orës. Për nxënësit gjetje më e lehtë e përmbajtjeve të nevojshme në çdo kohë, memorizim më i lehtë i të dhënave dhe zotërim i lëndës, disponueshmëri e librit në çdo kohë e kështu me radhë. Kjo është faza e parë e të gjithë procesit, të cilin e realizuam së bashku me një shtëpi botuese e përzgjedhur përmes procedurës për furnizim publik, ndërsa në të ardhmen do të përpunohen programe të reja mësimore dhe libra të ri të shtypur për klasat më të larta, ashtu ato do të marrin edhe versionin e tyre digjital me cilësi të lartë.

Theksoi se digjitalizim të librave nga klasat më të ulëta nuk do të ketë.

Lidhur me problemin me librat e historisë dhe shoqërisë, ministri tha se në fillim të janarit do të paraqesë në Qeveri propozimin për ndryshime në Ligjin për librat shkollor në shkollat ​​fillore dhe të mesme, sipas të cilit në situatat kur nuk ka recensues të regjistruar ose recensues të cilët nuk veprojnë deri në fund, në atë rast Ministria mund të përfshijë Byronë me burimet që ka në dispozicion. ls/

Foto: MIA 

 

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR