• e hënë, 15 dhjetor 2025

Shënimi i javës globale të parave

Shënimi i javës globale të parave

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Me rastin e javës globale të parave 2023, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional - MAPAS, së bashku me shoqëritë pensionale dhe Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi" Shkup, sot organizon një ngjarje ku do të prezantohen mundësitë dhe përparësitë që ofron sistemi pensional në vendin tonë dhe sistemet pensionale në vendet e tjera.

Siç theksohet nga MAPAS, të pranishmit në këtë ngjarje do të mund të dëgjojnë për mundësitë për kursime shtesë pensionale, përfitimet e investimit afatgjatë dhe ndikimin e goditjeve ekonomike në mjetet e investuara në afat të shkurtër dhe afatgjatë.

Ejani së bashku për të shënuar fillimin e Javës globale të parave 2023 dhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për planifikim afatgjatë të parave tuaja dhe për të mbjellë të ardhmen tuaj nga sot, sepse koha deri në pension kalon më shpejt nga sa mendoni", theksojnë nga MAPAS.

Ngjarja do të mbahet në Amfiteatrin 1 të Fakultetit Ekonomik në Shkup me fillim nga ora 11:00. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR