Shënimi i Ditës së vetëdijësimit pensional - 15 shtatori
- Në kuadër të misionit të saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe për të inkurajuar zhvillimin e financimit kapital të sigurimit pensional për ditë më të sigurta pensioni, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimeve Pensionale – MAPAS shënon 15 shtatorin – Ditën e Ndërgjegjësimit Pensional me një sërë aktivitetesh duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik dhe mediat sociale.
Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Në kuadër të misionit të saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe për të inkurajuar zhvillimin e financimit kapital të sigurimit pensional për ditë më të sigurta pensioni, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimeve Pensionale – MAPAS shënon 15 shtatorin – Ditën e Ndërgjegjësimit Pensional me një sërë aktivitetesh duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik dhe mediat sociale.
Nga MAPAS theksojnë se është veçanërisht e rëndësishme që të rinjtë të informohen në kohën e duhur për të drejtat, obligimet dhe përfitimet e anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare, menjëherë pas fillimit të marrëdhënies së punës.
Java e vetëdijësimit pensional këtë vit është nga 11 deri më 15 shtator, ndërsa dita e vetëdijësimit pensional është si zakonisht më 15 shtator. Duke filluar nga viti 2014, Dita e Vetëdijësimit Pensional synon të nxjerrë në pah rëndësinë e kursimeve të pensionit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s