• e mërkurë, 26 qershor 2024

Sezhurne: Kushtet që Franca zyrtarisht ta njohë Palestinën si shtet ende nuk janë përmbushur

Sezhurne: Kushtet që Franca zyrtarisht ta njohë Palestinën si shtet ende nuk janë përmbushur

Paris, 22 maj 2024 (MIA) - Kushtet për njohjen zyrtare të Palestinës si shtet ende nuk janë plotësuar, deklaroi sot ministri për Punë të Jashtme të Francës, Stefan Sezhurne pasi Norvegjia, Spanja dhe Irlanda njoftuan sot se këtë do ta bëjnë më datën 28 maj.

“Kjo nuk është vetëm një çështje simbolike apo çështje pozicionimi politik, por mjet diplomatik në shërbim të zgjidhjes së dy shteteve që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, thuhet në deklaratën e Sezhurnes.

Ai shtoi se Franca nuk konsideron se ende janë plotësuar kushtet që një vendim i tillë të ketë ndikim real në atë proces.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR