• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sevilja fituese e Ligës së Evropës, më e mirë se Roma përmes penaltive

Sevilja fituese e Ligës së Evropës, më e mirë se Roma përmes penaltive

Budapest, 1 qershor 2023 (MIA) - Sevilja mbrëmë e fitoi Romën në finale të Ligës së Evropës në stadiumin "Pushkash Arena" në Budapest, përmes gjuajtjes së penaltive me rezultatin 4:1.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baraz 1:1. Golin e parë e shënoi Paulo Dibala në minutën e 35-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, mbrojtësi i romakëve, Xhanluka Mançini shënoi autogol.

Pasi edhe në kohën shtesë nuk pati gola, Sevilja dhe Roma fituesin e përcaktuan përmes gjuajtjes së penaltive.

Sevilja e fitoi Ligën e Evropës për të shtatën herë në histori. Ekipi spanjoll pas këtij suksesi u kualifikua automatikisht në Ligën e kampionëve për sezonin e ardhshëm. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR