• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sesioni i pesëmbëdhjetë i Grupit të punës 2 "Gjyqësori dhe të drejtat themelore" (Kapitulli 23)

Sesioni i pesëmbëdhjetë i Grupit të punës 2

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK) sot në Shkup do ta mbajë sesionin e 15-të të grupit të punës 3, "Gjyqësori dhe të drejtat themelore" (Kapitulli 23) me temën: "Qasja në drejtësi: Ngritja e efikasitetit të procedurave gjyqësore dhe cilësia e drejtësisë gjyqësore".

Në panel diskutimin pritet të shkëmbehen ekspertiza, mendime dhe qëndrime për cilësinë dhe efikasitetin e procedurave gjyqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe qasja në drejtësi në sistemin gjyqësor të Maqedonisë.

"Cilësia e drejtësisë gjyqësore është në lidhje të ngushtë dhe varet nga efikasiteti i procedurave gjyqësore. Kritikat e shpeshta për ngadalësimin e proceseve gjyqësore, së bashku me transparencën e pamjaftueshme dhe problemet me qasjen në drejtësi, i çojnë qytetarët në pakënaqësi dhe rënie të besimit në sistemin gjyqësor, që është evidente edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian. Sipas Raportit, mungesa e pavarësisë dhe ndikimi ndaj gjyqësorit mbesin probleme të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, me mangësi sistematike të cilat kërkojnë reforma urgjente", thonë organizatorët.

Siç është theksuar në Raportin e Komisionit Evropian, Platforma për interoperabilitet është vendimtare për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor në vend sepse do të mundësojë këmbim më të shpejtë dhe më të sigurt të të dhënave.

Sipas Standardeve evropiane për ndërveprueshmërinë (European Interoperability Framework (EIF) - European Commission, 2017), kjo platformë do të ofronte një mënyrë të unifikuar të komunikimit, ulje të barrierave burokratike dhe siguri më të madhe juridike.

Përveç kësaj, digjitalizimi dhe siguria e të dhënave përfaqësojnë gjithashtu një aspekt të rëndësishëm në arritjen e një cilësie më të lartë të drejtësisë. Gjithashtu, digjitalizimi i sistemit të drejtësisë, siç rekomandohet në Raportin e Sundimit të Ligjit për vitin 2024, do të zvogëlonte rrezikun e korrupsionit dhe keqpërdorimit të të dhënave, përmes futjes së masave të sofistikuara të sigurisë.

Zbatimi i Strategjisë së rishikuar për teknologjinë informatike dhe të komunikimit në gjyqësor 2019-2024 do të kontribuonte ndjeshëm në avancimin e sistemit të drejtësisë përmes përdorimit të Platformës ekzistuese për Ndërveprim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Pritet nëpër dialog në panel-diskutimin të ofrohen zgjidhje për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së procedurave gjyqësore me të cilat do të mundësohet edhe ngritje e shkallës së besimit në sistemin gjyqësor nga ana e qytetarëve në vendin tonë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

                                                                                   

QËNDRONI TË LIDHUR