• e enjte, 04 dhjetor 2025

Serbia mbeti pa pikë dhe pa trajner pas humbjes ndaj Shqipërisë

Serbia mbeti pa pikë dhe pa trajner pas humbjes ndaj Shqipërisë

Leskovc, 12 tetor 2025 (MIA) - Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, dha dorëheqje pas humbjes së mbrëmshme (0:1) ndaj Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në vitin 2026.

"Fola me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm dhe paraqita dorëheqjen time. Personalisht nuk e prisja këtë humbje. Marr përgjegjësi të plotë dhe pranoj fajin e plotë për këtë humbje", tha Stojkoviq në një konferencë për shtyp pas ndeshjes në Leskovc.

Stojkoviq ka qenë trajneri kryesor i ekipit kombëtar serb që nga viti 2021. Serbia pësoi humbjen e dytë radhazi (më parë kishte humbur ndaj Anglisë 5-0 në shtator).

Shqipëria ka 11 pikë dhe është e dyta në Grupin K. Serbia është e treta me 7 pikë. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR