Senegali në finale kaotike deri te titulli i dytë kampion afrikan
- Futbollistët e Senegalit e fituan Kupën afrikane të kombeve, pasi mbrëmë e fituan nikoqirin Marokun me rezultatin 1:0 pas kohës shtesë.
- Post By Besnik Shuki
- 10:30, 19 janar, 2026
Rabat, 19 janar 2026 (MIA) - Futbollistët e Senegalit e fituan Kupën afrikane të kombeve, pasi mbrëmë e fituan nikoqirin Marokun me rezultatin 1:0 pas kohës shtesë.
Finalja e Kampionatit afrikan, e cila është luajtur në Rabat, mbrëmë ofroi dramë dhe kaos të vërtetë, ndërsa në një moment dukej se ndeshja nuk do të përfundojë.
Pothuaj është e pabesueshme se çka ka ndodhur në pjesën shtesë të ndeshjes. Fillimisht, Senegalit iu anulua gol, ndërsa disa minuta më vonë, u akordua penalti për Marokun. Senegalezët, të pakënaqur nga vendimet e gjyqtarit, e tërhoqën ekipin dhe ndërprerja zgjati pothuaj 20 minuta. Në fund, sulmuesi senegalez Sadio Mane i ka bindur bashkëlojtarët e tij të kthehen në fushë dhe finalja vazhdoi.
Marokeni, i cili luan për Realin e Madridit, Brahim Diaz në minutën e 24-të të kohës shtesë huqi penaltinë, pasi tentoi të shënojë gol me "panenka", por Eduard Mendi e mbrojti goditjen. Ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa golin vendosës e ka shënuar Pape Geje në minutën e 94-të.
Me fitoren ndaj Marokut, Senegali e fitoi titullin kampion afrikan për herë të dytë, pas triumfit në vitin 2021.
Egjipti është rekorder me shtatë tituj. bsh/
Foto: EPA