• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sekretari shtetëror në MPB Petrushevski u takua me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Ulusoj

Sekretari shtetëror në MPB Petrushevski u takua me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Ulusoj

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) – Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sasho Petrushevski realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj. Në takim të dyja palët shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet e mira të deritanishme mes vendeve dhe u angazhuan për bashkëpunim edhe më të fuqishëm në të ardhmen dhe koordinim të vazhdueshëm në tema me rëndësi të përbashkët, informojnë nga MPB. 

Sekretari shtetëror Petrushevski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse të cilën Turqia ia jep vendit tonë, duke e potencuar bashkëpunimin dypalësh, si dhe bashkëpunimin rajonal i cili, siç tha, është në nivel të lartë, dhe është me rëndësi të veçantë. 

“Në vazhdim të takimit, Petrushevski theksoi se Ministritë e Punëve të Brendshme të dy vendeve po arrijnë bashkëpunim të jashtëzakonshëm përmes kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit policor, veçanërisht përmes SELEC, INTERPOL dhe EUROPOL. E gjithë kjo kontribuon në koordinimin më efikas të aktiviteteve për shtypjen e strukturave kriminale ndërkombëtare, luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda”, theksoi sekretari shtetëror, Petrushevski.

Në fokus të takimit të sotëm ishin mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, çështjet e hapura aktuale nga bashkëpunimi në sferën e sigurisë, ndërsa është biseduar edhe për sfidat aktuale ndërkombëtare dhe rajonale. Në këtë rast, dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në interes të avancimit dhe rritjes së gjendjes së sigurisë, ndërtimin e kapaciteteve për luftë kundër terrorizmit, përpjekjet e sakrifikuara të të dyja shteteve në përballjen me terrorizmin, si dhe masat për targetimin e individëve, me qëllim të ruajtjes së qëndrueshmërisë dhe sigurisë rajonale. fc/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR