• e enjte, 17 korrik 2025

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor , Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.

Në rend të ditës së Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar. 

Para anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar. 

Në rend ditë të Komisionit juridiko-ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, të dyja me procedurë të shkurtuar.  ls/

Foto:Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR