• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Seanca konstituive e përbërjes së re të KSHPK-së

Seanca konstituive e përbërjes së re të KSHPK-së

 Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) sot do të mbajë seancë konstituive.

 Përbërja e re e KSHPK-së filloi me punë para një jave pasi kryetarja e Komisionit Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e përbërjes së re të KSHPK-së Cveta Ristovska, Sofia Spasova Medarska, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev, Servet Demiri dhe Zoran Bogoevski, pas zgjedhjes, në Kuvend dhanë deklaratë solemne.

  Në rendin e ditës të seancës së sotme të KSHPK-së është zgjedhja e zëvendëskryetarit, gjendja e lëndëve më 8 shkurt të vitit 2024, si dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me kompetencat e KSHPK-së gjatë periudhës zgjedhore.

Foto: Arkiiv i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR