Seanca e parë e Qeverisë me ministrat e sapozgjedhur
- Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do ta mbajë seancën e parë, në përbërje të ministrave të sapozgjedhur.
Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do ta mbajë seancën e parë, në përbërje të ministrave të sapozgjedhur.
Siç informuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, seanca është me fillim prej orës 12:00, ndërsa për konkluzionet dhe vendimet në seancë, opinioni do të informohet pas përfundimit të saj.
Kuvendi mbrëmë i zgjodhi katër ministrat e rinj në Qeveri - Krenar Lloga ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës si edhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Foto: Arkivi i MIA-s