• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në vend po rritet numri i fëmijëve me shtat të shkurtër

Në vend po rritet numri i fëmijëve me shtat të shkurtër

 Veles, 25 nëntor 2024 (MIA) - Diagnostikimi i ngecjes së rritjes te fëmijët në vend është madje në moshën 11 dhe 12 vjeçare, ndërsa këtë më shpesh e zbulojnë prindërit e tyre. Për   endokrinologët dhe Shoqatën Civile "Rast" është një fazë e vonuar. Duke marrë parasysh faktin se vitet e fundit në Veles dhe në vend është rritur numri i rasteve të zbuluara të fëmijëve me shtat të shkurtër, gjegjësisht fëmijëve që kanë probleme me këtë lloj hormoni, organizata civile "Rast" dhe   endokrinologët sot në Shtëpia Evropiane e Rinisë në Veles mbajti një ligjëratë edukative.

Me këtë ligjëratë njëherit u rinovua fushata për ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët me shtat të shkurtër, e cila u ndërpre në vitin 2013, ndërsa tani organizatorët e fushatës morën mbështetje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Kryetari i Shoqatës civile "Rast", Aleksandar Petkovski, informon se fatkeqësisht shkalla e fëmijëve të diagnostikuar me shtat të shkurtër në vend është e lartë. 

 Njëkohësisht,  ai paralajmëroi se do t'i vizitojnë të gjitha qytetet e vendit, ndërsa endokrinologët do të mbajnë leksione edukative me mjekë në institucionet shëndetësore publike dhe të interesuarit në ato private.

Воедно, тој најави  дека ќе ги посетат сите градови во земјава, а лекарите ендокринолози ќе одржат едукативни предавања со лекарите во јавните здравствени институции и со заинтересираните од приватните.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR