Seancë e Këshillit buxhetor të Kuvendit
- Në Kuvend sot seancë do të mbajë Këxhilli buxhetor në rend dite të së cilës, ndër të tjera, është edhe Propozim-buxheti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:47, 29 gusht, 2025
Shkup, 29 gusht 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Këxhilli buxhetor në rend dite të së cilës, ndër të tjera, është edhe Propozim-buxheti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026.
Anëtarët e Këshillit buxhetor do të diskutojnë për Propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit financiar të Propozim-planit vjetor për ndryshimin e Planit vjetor për punësim në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2025, për Propozim të planit strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2026-2030, Propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit financiar për Planin vjetor të punësimeve në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2026 dhe Propozimi i buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026. qa/
Foto: Arkivi