• e shtunë, 28 shtator 2024

Sauthgejt, seleksionuesi më i paguar në EURO24

Sauthgejt, seleksionuesi më i paguar në EURO24

Berlin, 11 qershor 2024 (MIA) - Kryesuesi i reprezentacionit anglez në futboll, Geret Sauthgejt është mes seleksionuesve më të paguar të 24 reprezentacioneve të cilat do të garojnë në kampionatin evropian në Gjermani.

Rroga vjetore e Sauthgejtit është 5.8 milionë euro.

Pas tij është seleksionuesi gjerman, Julian Nagelsman me 4.8 milionë euro, ndërsa në vendine tretë është seleksionuesi i Portugalisë, Roberto Martinez, i cili brenda vitit fiton katër milionë euro.

Rrogën më të ulët vjetore, e cila është 200.000 euro, e ka seleksionuesi i Gjeorgjisë, Vili Sanjol.

Kampionati evropian fillon të premten mes nikoqires, Gjermanisë dhe Skocisë. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR