• e shtunë, 22 shkurt 2025

Sar konfirmon progresin në negociatat me Hamasin

Sar konfirmon progresin në negociatat me Hamasin

Jerusalem, 13 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit Gideon Sar konfirmoi se është arritur progres në negociatat për arritje të marrëveshjes me Hamasin për armëpushim edhe për pengjet.

"Është arritur progres: shohim një përparim të caktuar në negociata", tha Sar në konferencën për media në Jerusalem së bashku me homologun e tij danez Lars Loke Rasmusen i cili është për vizitë në vend.

"Izraeli dëshiron një marrëveshje për pengjet. Izraeli po punon me miqtë tanë amerikanë për të arritur një marrëveshje për pengjet dhe së shpejti do ta dimë nëse pala tjetër dëshiron të njëjtën gjë", shtoi ai.

Në pyetjen për kornizën kohore për marrëveshje potenciale, Sar tha se nuk dëshiron të tregojë asgjë më shumë përveç se "duket shumë më mirë se më parë".

"Nuk dua të tregoj më shumë se kaq, sepse e kuptoj që ka familje të cilat janë të ndjeshme në çdo fjalë dhe çdo fjali", theksoi ai.

Sar tha se Izraeli puon edhe me administratën e Bajdenit në shkuarje dhe me administratën e Trampit dhe "shpreson se për një kohë të shkurtër do të shihet nëse do të ndodhin punë, por kjo së pari duhet të dëshmohet". sa/

Foto: Sar në X

QËNDRONI TË LIDHUR