• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sanksionohen 198 këmbësorë

Sanksionohen 198 këmbësorë
Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, nga ora 10:00 deri në 15:00 ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e shtetit për sanksionimin e shkeljeve të bëra nga këmbësorët. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 198 këmbësorë, 171 prej tyre për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve.
 
Sipas MPB-së, janë sanksionuar edhe 113 shkelje të tjera.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thekson MPB. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR