Sanksionohen 149 këmbësorë, 134 prej tyre për kalim të pasigurt në rrugë
- Në kuadër të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ora 08:00 deri 13:00 janë sanksionuar 149 këmbësorë, 134 për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendit të paraparë për kalimin e rrugës, kumtoi MPB.
- Post By Fami Bajrami
- 10:56, 20 mars, 2024
Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Në kuadër të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ora 08:00 deri 13:00 janë sanksionuar 149 këmbësorë, 134 për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendit të paraparë për kalimin e rrugës, kumtoi MPB.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar edhe 106 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.
"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. Këmbësorët ta kalojnë rrugën ne vende të shënuara për kalimin e rrugës të këmbësorëve për shkak se mosrespektimi i rregullave në trafik do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, të kontribuojmë duke i respektuar rregullat të kemi rrugë më të sigurta për të gjithë, theksojnë nga MBP-ja. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s