Sanksionohen 136 shoferë në Shkup, 60 për ngasje të shpejtë
- Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 136 masa, nga të cilat 60 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 136 masa, nga të cilat 60 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Si njoftojnë nga MPB-ja shtatë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", theksojnë nga MPB-ja. mb/