• e diel, 06 tetor 2024

Sanksionohen 121 shoferë të motoçilkletave, 64 pa kaskën mbrojtëse të kokës

Sanksionohen 121 shoferë të motoçilkletave, 64 pa kaskën mbrojtëse të kokës

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme, në harkun kohor nga ora 18:00 deri në orën 00:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të shoferëve të motoçikletave, me ç'rast janë sanksionuar 121 shoferë.

Prej tyre, siç kumtoi MPB-ja, 64 nuk kanë shfrytëzuar kaskën mbrojtëse të kokës gjatë ngasjes së motoçikletës,33 kanë ngasur motoçikletat pa patentë shoferë, kurse gjashtë motoçikleta janë sekuestruar për shkak të skadimit të afatit të regjistrimit dhe shkaktimit të zhurmës së madhe...

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 145 kundërvajtje tjera në trafik.       

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", informojnë nga MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR