Sanksionohen 117 shoferë në Shkup
- Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 117 masa, nga të cilat shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:01, 5 qershor, 2024

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 117 masa, nga të cilat shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Nga MPB-ja sot njoftojnë se janë shqiptuar edhe tetë masa për kalim në sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq, gjashtë sanksione për rireshtim të paligjshëm gjatë drejtimit të automjetit...qa/
Foto: Arkivi i MIA-s