• e premte, 05 dhjetor 2025

Sanço para transferimit te Roma

Sanço para transferimit te Roma

Mançester, 15 gusht 2025 (MIA) - Futbollisti i Mançester Junajtedit, Xhejdon Sanço është para transferimit në Seria A. Destinacioni i tij i ri pritet të jetë Roma.

Roma tashmë ka dërguar një ofertë huazimi deri te Mançester Junajtedi për reprezentuesin anglez. Sanço sezonin e kaluar ka qenë të Çellsi, por klubi londinez vendosi të mos e blejë kartonin e tij.

Lojtari në "Old traford" mbërriti si një përforcim i madh dhe për të u pagua një shumë prej 85 milionë euro, por një kohë të gjatë nuk ka qenë në planet e stafit të trajnerëve të "Djajve të kuq".

Përveç Romës interesim për Sançon ka shpreh edhe klubi turk Beshiktash.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR