Sançez: Njohja e shtetit palestinez është një interes gjeopolitik i Evropës
- Kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot deklaroi se njohja e shtetit palestinez “është në interesin gjeopolitik të Evropës”.

Madrid, 10 prill 2024 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot deklaroi se njohja e shtetit palestinez “është në interesin gjeopolitik të Evropës”.
"Komuniteti ndërkombëtar nuk do të mund të ndihmojë shtetin palestinez nëse ajo nuk e njeh ekzistencën e saj"; deklaroi Sançez para parlamentarëve spanjollë.
Ai shtoi se "Spanja është e gatshme të njohë shtetin palestinez", pa specifikuar një datë.
Kryeministri spanjoll dënoi përsëri atë që ai e quajti "përgjigje absolutisht joproporcionale" të qeverisë së Benjamin Netanjahu ndaj "sulmit terrorist nga Hamasi" më 7 tetor të vitit të kaluar.
Ai paralajmëroi se një përgjigje e tillë kërcënon të "destabilizojë Lindjen e Afërt, dhe në këtë mënyrë të gjithë botën". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s