• e martë, 26 nëntor 2024

Samiti i tretë i Bashkësisë Politike Evropiane në Granadë, sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE

Samiti i tretë i Bashkësisë Politike Evropiane në Granadë, sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE

Granadë, 6 tetor 2023 (MIA) - Pas shumë vitesh, tani në agjendë si temë e kemi zgjerimin e Bashkimit Evropian. Vazhdimi i integrimeve evropiane është kyç, ekzistojnë sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Spanja qëndron fuqishëm pas Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Duhet më shpejtë t'i ndjejë përfitimet nga anëtarësimi në BE. Këto janë porositë nga takimi i tretë i Bashkësisë Politike Evropiane në Granadë, të Spanjës, ku po merr pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me liderët e gjithsej 47 vendeve, prej të cilave 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina.

Kovaçevski nga Granada tha se pas shumë vitesh tani si temë në agjendë e kemi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe se ky është takim jashtëzakonisht i rëndësishëm me të gjitha vendet e Evropës. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është në pozitë të shkëlqyer duke pasur parasysh se negociatat me BE-në i ka filluar vitin e kaluar, ndërsa procesi i përshtatjes së funksionimit të disa shteteve anëtare tashmë ka filluar në Union.

Треба да знаеме дека во текот на нашиот евроинтеграциски пат имаме преземено и ние обврски, има преземено и ЕУ обврски и тоа се обврски коишто ќе треба да ги исполниме. Се друго е залажување

"Mendoj se jemi në një pozitë të shkëlqyer duke pasur parasysh që bisedimet me BE-në i kemi filluar vitin e kaluar. Nga ana tjetër, BE-ja ka një interes strategjik dhe një proces tashmë të hapur për përshtatjen e tij, i cili është një proces paralel për faktin se do të duhet të funksionojë në të ardhmen me vende që kanë një numër më të madh se ky aktual. Që do të thotë se do të ketë dinamikë në anën e vendeve kandidate për anëtarësim, para së gjithash kam parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, por edhe dinamikën brenda BE-së në drejtim të përshtatjes së funksionimit të disa vendeve anëtare", deklaroi Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit,  është e rëndësishme që do të mbahet takim jozyrtar i Këshillit Evropian, ku do të diskutohen çështjet që janë të rëndësishme për ne, si për paqen dhe sigurinë në Evropë, për mbështetjen për Ukrainën, por edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

"Siç njoftoi edhe kryetari i  Këshillit Evropian, Sharl Mishel, tashmë ka një debat brenda BE-së në lidhje me përgatitjen e BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër proceset e anëtarësimit që vetë vendet anëtare kanë me Bashkimin Evropian", deklaroi Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, ajo që qëndron në dokumentin e përpunuar nga Gjermania dhe Franca është pozitive për vendin tonë dhe vendet e rajonit.

Ние претседаваме со ОБСЕ во најтешката година, како што сите сме свесни за тоа и нашето претседателство прави се што може за Организацијата да продолжи да биде најважната организација за безб

Sipas tij, është shumë me rëndësi që ky samit i BPE ndodh një ditë para Këshillit joformal të BE-së, në të cilin marrin pjesë liderët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, me të gjithë vendet nga Evropa dhe në takimin i cili mbahet sot njëjtë në Granadë në të cilin liderët e BE-së do të fillojnë diskutime për prioritetet e Unionit në vitet e ardhshme, gjegjësisht do të diskutojnë me qëllim që ta përgatisin agjendën strategjike të BE-së për vitet që vijojnë.

Theksoi se me takimet dypalëshe me kryeministrin e Irlandës, Leo Vardakar, me kryeministrin e Holandës, Mark Rute dhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez, kanë biseduar për dinamikën e procesit të skriningut të cilin Maqedonia e Veriut e ka me BE-në, i cili po zhvillohet shkëlqyeshëm.

На маргините на Самитот на Европската политичка заедница, премиерот Димитар Ковачевски оствари билатерална средба со домаќинот на Самитот, шпанскиот премиер Педро Санчез, при што разменија ми
Si porosi kyçe nga takimet e sotme i theksoi se Evropa ka arritur të dëshmojë se vetëm me punë të përbashkët mund të realizohet edhe vizioni për paqe, stabilitet, unitet dhe prosperitet në kontinentin evropian pa dallim nëse vendet janë anëtare të BE-së ose janë vende kandidate për anëtarësim në BE të cilat së shpejti do të bëhen vende anëtare. 

Theksoi se aty do të bisedohet për reformat e brendshme të cilat duhet t'i bëjë BE-ja me të cilat do të ketë mundësi të absorbojë vende të reja anëtare në BE, sepse nuk është njëjtë nëse BE-ja punon me 27 vende anëtare në lidhje me atë si do të ishte nëse ka 32, 33 vende anëtare në BE në pjesën e funskionimit të saj. 

Kovaçevski në Granada mori pjesë në sesionin plenar kushtuar digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, ndërsa kishte edhe shumë takime dypalëshe, në mesin e të cilave me kryeministrat e Holandës, Irlandës dhe Spanjës.

Ai, së bashku me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Italisë, Lihtenshtajnit, Kroacisë, Shqipërisë dhe kryetarëve të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, diskutuan në një tryezë të rrumbullakët rolin e inteligjencës artificiale si bazë për inovacionet e ardhshme dhe zhvillimi në kontinentin evropian, infrastruktura digjitale, roli i rrjeteve sociale dhe nevoja për të rregulluar punën e tyre.

Liderët konfirmuan nevojën dhe urgjencën që Evropa të dyfishojë përpjekjet e saj në mënyrë që të ofrojë udhëheqje në të gjitha proceset që lidhen me veprimtarinë kërkimore dhe aktivitete të tjera që do të sigurojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale. Ata kërkuan gjithashtu bashkimin e forcave në nivel kombëtar në formimin e një qasjeje dhe nismash specifike evropiane në zhvillimin e standardeve që do të jenë konkurruese në tregun botëror.

Takimi i tretë i Bashkësisë Politike Evropiane, përfundoi me darkë te mbreti spanjoll, në Alhambrata në Granada.

Ковачевски ќе учествува на пленарна сесија на Самитот, а потоа со лидерите на Шведска, Франција, Обединетото Кралство, Италија, Хрватска, Лихтенштајн,  Бугарија и Албанија, како и Европската

Granada këtë javë është qendra e politikës evropiane. Qyteti me pak më shumë se 200,000 banorë me një trashëgimi të madhe historike dhe kulturore e ndërthurur nga tre kulturat e mëdha monoteiste - krishtere, myslimane dhe hebreje është sot nikoqir i samitit të tretë të Bashkësisë Politike Evropiane (EPC), në të cilin 27 anëtarë të BE-së janë ftuar,  17 vende të tjera fqinje, si Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Ukraina, Zvicra dhe shtetet e Ballkanit.

Bashkësia Politike Evropiane synon të inkurajojë dialogun politik dhe bashkëpunimin në zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët, për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian. E konceptuar si një platformë koordinimi politik, e krijuar në maj të vitit 2022 me iniciativën e presidentit francez Emanuel Makron, ajo nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues dhe nuk synon të krijojë të reja në këtë fazë. 

Samiti i parë i Bashkësisë Politike Evropiane u mbajt në Pragë në tetor të vitit 2022, i dyti në Pragë, të Çekisë, ndërsa i ardhshmi duhet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR