• e hënë, 23 dhjetor 2024

Samit joformal dyditor i BE-së në Budapest

Samit joformal dyditor i BE-së në Budapest

Bruksel, 7 nëntor 2024 (MIA) - Pas mbarimit të Samitit të sotëm të Komunitetit politik evropian, pasditen e sotme në Budapest do të fillojë takimi joformal i liderëve të BE-së ku temë kryesore do të jetë debati për marrëveshje të re konkurruese të Unionit. 

Samiti do të fillojë me darkën e punës së shefave të shtetit ose qeverive të anëtarëve të BE-së, të cilët duke vepruar kështu do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet transatlantike, rastet më të reja në Gjeorgji, si dhe legjislacioni izraelit i miratuar së fundmi në lidhje me Agjencinë e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinez në Lindjen e Mesme (UNRVA). 

Në darkën në pjesën e debatit për marrëdhëniet transatlantike, liderët e BE-së do të zhvillojnë debat strategjik për marrëdhëniet e Unionit me SHBA-në, me fokus në marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë dhe gjeopolitikën, përfshirë edhe në lidhje me Ukrainën, si dhe sfidat globale dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, mes tjerash edhe për ndryshimet klimatike. 

Në thirrjen e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel deri te liderët e BE-së për pjesëmarrje në Samit shpresohet se marrëdhëniet me SHBA-në janë e një rëndësie thelbësore për Unionin dhe për këtë arsye ai është i gatshëm për thellimin e tyre.

"Duhet të vazhdojmë t'i përmbushim prioritetet tona në përputhje me Agjendën strategjike, duke punuar në mënyrë aktive drejt mbajtjes së një Evrope të fortë dhe sovrane", thekson Mishel. 

Sa i përket politikës së jashtme do të bëhet fjalë edhe për gjendjen në Gjeorgji dhe perspektivat e saja evropiane kundrejt zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 26 tetor, si dhe për ligjin izraelit për UNRVA-n, zbatimi i të cilit do ta bënte të pamundur përmbushjen e mandatit të UNRVA-s dhe pasojat e tij në marrëdhëniet BE-Izrael. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR