• e hënë, 23 dhjetor 2024

Saltvik për MIA: Policia dhe media të marrin parasysh nevojat e viktimave që raportojnë dhunën me bazë gjinore

Saltvik për MIA: Policia dhe media të marrin parasysh nevojat e viktimave që raportojnë dhunën me bazë gjinore

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Policia dhe mediat duhet të kenë parasysh nevojat e viktimave kur raportojnë rastet e dhunës me bazë gjinore dhe një problem serioz sot është edhe mosbesimi ndaj tyre, theksoi sot këshilltari për forma policore në Sekretariatin e OSBE-së Bjorn Tore Saltvik në deklaratë për MIA-n.

Saltvik, i cili mori pjesë në tryezën e rrumbullakët "Për drejtësi për raportim për dhunën me bazë gjinore: Qasja e orientuar drejt viktimës/të mbijetuarit", e cila u mbajt sot në Shkup, theksoi se OSBE-ja është duke inicuar trajnimin e policisë dhe prokurorisë në vend se si t'i qasen viktimave të dhunës me bazë gjinore.

Ai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet organeve të rendit dhe OSBE-së në projektin aktual është dëshmuar të jetë shumë produktiv.

"Si shembull për këtë, dua të përmend se planprogrami i ri i trajnimit për policinë dhe prokurorët, i cili nxjerr në pah nevojat e viktimave, tani do të jetë pjesë e trajnimit kombëtar", tha ai.

Saltvik plotësoi se organet kompetente ndihmojnë edhe në përpunimin e aplikacionit të ri për celularë.

Lidhur me raportimin për raste të tilla ai thotë se kjo duhet ta ketë parasysh traumën që e mbijetojnë viktimat.

"Kjo nënkupton që raportimi duhet të pranojë traumën e përjetuar nga viktimat dhe fëmijët e përfshirë në raste të tilla. Viktimat shpesh përjetojnë viktimizimin dytësor", tha Saltvik për MIA-n.

Tryeza e rrumbullakët e cila sot u mbajt në Shkup është pjesë e projektit trevjeçar "Përforcimi i kapaciteteve të drejtësisë penale për luftën kundër dhunës me bazë gjinore në Evropën Juglindore". Fokusi i tij është në rëndësinë e raportimit  të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje  si nga policia ashtu edhe nga aktorët mediatik, me qasje të përqendruar te viktima. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR