• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sallah për shkak të lëndimit do të mungojë 3-4 javë

Sallah për shkak të lëndimit do të mungojë 3-4 javë

Liverpull, 23 janar 2024 (MIA) - Sulmuesi i Liverpullit dhe kombëtares së Egjiptit, Mohamed Sallah do të mungojë 3-4 javë për shkak të lëndimit, publikoi agjenti i tij, Rami Abas.

"Lëndimi i Sallahut është më serioz se që kemi pritur dhe ai do të mungojë 21-28 ditë, e jo nga dy ndeshje", ka shkruar Abas në rrjetet sociale.

Sallah u lëndua në ndeshjen për kobëtaren e Egjiptit kundër Ganës (2:2) në Kupën afrikane.

Paraprakisht, Federata egjiptiane e futbollit publikoi se sulmuesi 31-vjeçar do të mungojë nga dy ndeshje për shkak të lëndimit.

Më vonë u kuptua se Sallah kthehet në Liverpull që të fillojë me rehabilitimin. 

Egjipti e ka vendin e dytë në grupin  B me tre pikë dhe u kualifiikua në plejofin e Kupës afrikane. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR