• e premte, 10 maj 2024

Sajkoski nga Dibra: Më 8 maj do ta festojmë fitoren më të madhe në histori me të cilën fillojnë ndryshimet

Sajkoski nga Dibra: Më 8 maj do ta festojmë fitoren më të madhe në histori me të cilën fillojnë ndryshimet

Dibër, 2 maj 2024 (MIA) - Ne ndërtuam fabrika, sollëm investime, ndërtuam infrastrukturë, e përmirësuam arsimin, investuam në shtet, ndërsa ata janë kriminelë, të cilët një ditë pas fitores sonë do të duhet të përgjigjen për dëmet që i bënë në të gjithë sektorët, porositi nga tubimi në Dibër, Gjorgjia Sajkoski, bartë i listës së kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në NJZ 5.

Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, e akuzoi, siç tha për mosndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër, rruga IUzvor-Ura e Boshkut, duke shtuar se "shpenzuan qindra milionë para tona, të popullit, vjedhën qindra miliona euro, por ta dinë se ato para do t'i kthejnë".

Me atë rast u bëri thirrje të gjithë banorëve në rajonin e Dibrës, maqedonas dhe shqiptarë, turq, romë të bashkohen, sepse të bashkuar, siç tha, "mund ta fitojmë krimin, ta fitojmë korrupsionin dhe të bashkuar do ta ndërtojmë shtetin".

Shfaqi bindje për fitoren e madhe të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe fillim të ndryshimeve.

Para qytetrëve të Dibrës, Qendrës Zhupë dhe nga rajoni i Rekës folën edhe mjeku Mevmed Xhaferi dhe Leon Mersoski, të cilët janë në listën e kandidatëve për deputetë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR