• e diel, 30 qershor 2024

Sabalenka është finalistja e parë në Australia Open

Sabalenka është finalistja e parë në Australia Open

Melburn, 25 janar 2024 (MIA) - Tenistja bjelloruse Arina Sabalenka mëngjesin e sotëm e ka fituar amerikanen Kori Gauf me dy sete në përballjen e gjysëmfinales në Australia Open.

Në përballjen që zgjati një orë e 44 minuta, Sabalenka fitoi me rezultatin 2:0 në sete, 7:6 (7:2) dhe 6:4.

Bjellorusja është fituese aktuale e Gren slemit në Melburn.

Në finale, Sabalenka do të luajë me fituesen nga përballja Dajana Jastremskaja (Ukrainë) - Zheng Çinven (Kinë). 

Fondi i përgjithshëm shpërblyes në Australia Open është 58,9 milionë dollarë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR