• e diel, 30 qershor 2024

Së paku tre persona e humbën jetën nga shpërthimi në një kioskë në Dyseldorf

Së paku tre persona e humbën jetën nga shpërthimi në një kioskë në Dyseldorf

Berlin, 16 maj 2024 (MIA) - Tre persona e humbën jetën, ndërsa 16 janë lënduar në shpërthimin e mbrëmshëm në një kioskë të locuar në një ndërtesë banesore në qytetin gjerman Dyseldorf.

Mes të lënduarve dy janë në rrezik për jetë.

Shërbimi zjarrfikës kumtoi se kioska është djegur tërësisht, ndërsa zjarri e ka kapluar edhe katin e parë të ndërtesës së banimit. Zjarri më vonë është shuar, ndërkaq është në rrjedhë hetimi për shkaqet e zjarrit, kumtoi policia gjermane. ab/ 

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR