• e premte, 05 dhjetor 2025

Së paku tetë të vdekur dhe 400 të lënduar në protestat në Keni

Së paku tetë të vdekur dhe 400 të lënduar në protestat në Keni

Nairobi, 25 qershor 2025 (MIA) - Të paktën tetë persona e humbën jetën sot në protestat antiqeveritare në mbarë Keninë, kumtoi Komisioni nacional për të drejta të njeriut të atij shteti.

Në protesta u lënduan 400 persona, përfshirë demonstrues, policë dhe gazetarë, ndërsa disa prej tyre morën plagë nga armë zjarri, transsmetojnë agjencitë.

Mediumet lokale paraprakisht kumtuan se së paku 10 persona u plagossën gjatë protestave, përderisa qytetarët e shënonin përvjetorin e demonstratave antiqeveritare në qershor të vitit të kaluar në të cilat jetën e humbën mbi 60 njerëz. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR