• e premte, 27 shtator 2024

Së paku 60 të vdekur dhe 145 të lënduar në sulmin terrorist në Moskë

Së paku 60 të vdekur dhe 145 të lënduar në sulmin terrorist në Moskë

Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Sipas të dhënave preliminare, mbi 60 njerët e humbln jetën në sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krokus" në Moskë, ndërsa numri i viktimave mund të rritet, u kumtua në kanalin Telegram të Komitetit hetimor rus.

Shërbimi federal rus për siguri (FSB) mbrëmë kumtoi se ka pasur të shtëna dhe zjarr para koncertit në Krasnogorsk afër Moskës.

Numri i të plagosurve në sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krokus" në Moskë u rrit në 145, kumtoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë e Rajonit të Moskës.

Ministri i Shëndetësisë, Mihail Murashko deklaroi se janë hospitalizuar 115 persona, prej të cilëve pesë fëmijë, transmetojnë mediumet ruse. Sipas tij, në gjendje të rëndë janë 60 të rritur dhe një fëmijë.

Komiteti hetimor rus inicoi procedurës penale për shkak të sulmit terrorist.

Persona të paidentifikuar të maskuar të armatosur mbrëmë hapën zjarr në sallën e konserteve në Krasnogorsk, territor në afërsi të Moskës. Sulmi ndodhi në Krokus Siti Holl në Krasnogorsk, qendër administrative e rajonit moskovit, gjatë koncertit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR