Së paku 25 të vdekur nga shembja e skeles në një kishë në ndërtim në veri të Etiopisë
- Së paku 25 persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në rajonin Amhari në veri të Etiopisë pasi që u rrëzua një skele në një kishë në ndërtim, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 22:34, 1 tetor, 2025
Adis Abebë, 1 tetor 2025 (MIA) - Së paku 25 persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në rajonin Amhari në veri të Etiopisë pasi që u rrëzua një skele në një kishë në ndërtim, kumtuan autoritetet lokale.
Fatkeqësia ndodhi sot në mëngjes në kishën Menxhar Shenkora Arerti Marijam, përderisa beismtarët ishin tubuar në festimin vjetor të Shën Marisë.
Shumë besimtarë u ngjitën në skelet e drinjta për ta parë freskën në tavan, ndërsa më pas, sipas dëshmive, konstruksioni është shembur.
Sejum Altaje, mjek në spitalin lokal, tha se mes viktimave ka edhe fëmijë dhe persona të moshuar.
Deri më tani konfirmuam 25 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar.
Sipas tij, spitali kërkon ndihmë nga Kryqi i Kuq për t'u kujdesur për të lënduarit.
Autoritetet lokale paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet. ab/
Foto: ЕPA Arkivi