• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rute: Vendimi për ndarje të pesë për qind të BPV-së për mbrojtje është historik

Rute: Vendimi për ndarje të pesë për qind të BPV-së për mbrojtje është historik

Berlin, 9 korrik 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot në Berlin theksoi se në samitin e muajit të kaluar në Hagë, anëtaret e NATO-s sollën vendim historik për ndarje të pesë për qind të BPV-së për mbrojtje.

Sipas tij, kjo do të prodhojë kërcim kuantik për sigurinë kolektive.

"Kjo është e domosdoshme për t'iu përgjigjur kërcënimeve të thella të sigurisë me të cilat po përballemi, siç janë jetësimi i Rusisë, terrorizmi, sulmet kibernetike, sabotimi dhe konkurrenca e ahspër globale", tha ai pas takimit me kancelarin gjerman, Fridrih Mercme rastin e 70-vjetorit të inkuadrimit të vendit në Aleancë.

Ai shtoi se është i rëndësishëm oblikgimi i aleatëve evropianë dhe Kanadasë për t'i ribalancuar shpenzimet mbrojtëse me SHBA-në dhe vlerësoi e samiti në Hagë ka vendosur themele për një "Nato më të fuqishme, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse", është cekur në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Aleancës.

Rute e përshëndeti gatishmërinë e Gjermanisë, siç tha, si fuqi kryesore evropiane, ta ndërmarrë pjesën e vet të kontributeve të nevojshme për sigurinë e përbashkët të vendeve-anëtare të NATO-s. ab/ 

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR