• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rustemi: "Behtel Enka"-s i janë transferuar 176 ose 179 milionë euro, ata kanë kompetencë të plotë për nënkontraktorët

Rustemi:

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Drejtori i NP Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi sot tha se konsorciumit "Behtel dhe Enka" i janë transferuar 176 ose 179 milionë euro. Të gjitha pagesat, siç theksoi Rustemi, bëhen në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar dhe programit financiar. 

Rustemi potencoi edhe se kompetencë të plotë për nënkontraktorët ka "Behtel dhe Enka". 

"As Qeveria, as NPRRSH kanë ndonjë kompetencë në ndërtimin dhe realizimin e punëve", theksoi drejtori, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas fillimit të punëve ndërtimore në Korridorin 8 në fshatin Banjicë e Epërme. 

Këtë e konfirmoi edhe zëvendëskryeministri i pari dhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, Artan Grubi.

"As Qeveria, e as ndonjë parti politike ose ministër, nuk lejon, nuk ka të drejtë, nuk guxon dhe nuk ka mundësi që të ndikojë ndaj zgjedhjes së nënkontraktorëve. Këtë e bën 'Behtel dhe Enka'. Përgjegjësia e tyre është që ta ndërtojnë rrugën, por edhe kë të zgjedhin, sepse nëse nuk e ndërtojnë rrugën do të mbajnë përgjegjësi, edhe ata edhe nënkontraktorët", theksoi Grubi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s dhe Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR