• e martë, 24 dhjetor 2024

Rusia e shpalli Kasparovin terrorist

Rusia e  shpalli Kasparovin terrorist

Moskë, 6 mars 2024 (MIA) - Autoritetet ruse kanë shtuar emrin e ish kampionit të shumëfishtë botëror të shahut dhe aktivistit politik Gari Kasparov në listën e "terroristëve dhe ekstremistëve".

Kasparov është një kundërshtar shumëvjeçar i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa në dhjetë vitet e fundit jeton në SHBA.

Kasparov u largua nga Rusia nga frika se mund të përballet me një proces gjyqësor në vitin 2013 dhe nga SHBA mbetet një kritik i zëshëm i Putinit dhe agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Në vitin 2022, Kasparov u shpall tashmë "agjent i huaj", një term që autoritetet ruse përdorin për kundërshtarët e tyre, gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut. sa/

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR