• e shtunë, 29 qershor 2024

Runi drejtuesve të Junajtedit: Mbajeni Brunon dhe lirohuni nga të tjerët

Runi drejtuesve të Junajtedit: Mbajeni Brunon dhe lirohuni nga të tjerët

Mançester, 16 maj 2024 (MIA) - Mançester Junajtedi nuk mund të rikuperohet pas largimit të Ser Aleks Fergusonit, ndërsa diagnozën e ka dhënë sulmuesi legjendar i klubit Vejn Runi i cili tani punon si trajner.

Ai konsideron se nga të gjithë lojtarët duhet të mbetet vetëm Bruno Fernandesh.

"Duhet të ndërtoni një ekip rreth Brunos. Ai është një lojtar cilësor, i gatshëm për të luftuar. Dhe pastaj, mendoj, ju duhet të liroheni nga të gjithë lojtarët e tjerë. I mbani lojtarët e rinj dhe mbani Bruno. Duhet të ketë një spastrim masiv. Nuk do të përfundojë për një vit, ndoshta dy. Mos më keqkuptoni, këta janë të gjithë lojtarë të mirë, por për të konkurruar në këtë ligë, me Sitin, Liverpulin dhe Arsenalin, ju duhen lojtarë më të mirë”, deklaroi Runi.

I pyetur nëse po mendonte edhe për Markus Rashfordin, Runi dha një përgjigje interesante.

"Të gjithë e dimë se Markus është i aftë të luajë në nivelin më të lartë, por nuk e kemi parë. Pyes veten nëse është koha që Markus të shkojë dhe të luajë diku tjetër. Kjo është çështja. Ai duhet të mbajë kokën ulur dhe të stërvitet fort", thotë Runi.

I pyetur se sa kohë do t'u duhet "djajve të kuq" për t'u rikuperuar, ish reprezentuesi anglez ka dhënë një përgjigje që nuk do t'u pëlqej tifozëve.

"Shikoni, pronarëve të rinj të Mançester Sitit iu deshën 15 vjet për të fituar Ligën e kampionëve. Kjo është potencialisht periudha që do të kërkohet. Edhe pse shpresoj se nuk do të zgjasë aq gjatë", shtoi ai. qa/

Foto: Runi

 

QËNDRONI TË LIDHUR