• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rubiales arrestohet në Madrid

Rubiales arrestohet në Madrid

Madrid, 3 prill 2024 (MIA) -  Ish-presidenti i Federatës spanjolle të futbollit (RFEF), Luis Rubiales është arrestuar sot në aeroportin e Madridit pas kthimit të tij nga Republika Domenikane në lidhje me një hetim për korrupsion, shkruan gazeta “El Diario”.

Më herët, Rubiales dha garanci se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me organet e hetuesisë dhe u kthye në Spanjë disa ditë më herët se sa ishte planifikuar.

Rubiales ishte në Republikën Domenikane dy javë më parë kur policia bastisi zyrat e RFEF-s dhe shtëpinë e tij në Granada, si pjesë e një hetimi për korrupsion dhe larje parash në një marrëveshje biznesi për të luajtur Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

Policia arrestoi shtatë persona dhe Rubiales është një nga pesë personat nën hetim.

Rubiales drejtoi RFEF-në nga viti 2018 deri në vitin 2023, ndërsa dha dorëheqje në shtator pasi shkaktoi një skandal ndërkombëtar duke puthur në buzë lojtaren e kombëtares spanjolle Xhenifer Hermoso pa lejen e saj në podium gjatë ceremonisë së mbylljes së Kupës së botës për femra në gusht në Sidnej.

Kundër tij është hapur procedurë penale në të cilin Prokuroria spanjolle kërkoi dënimin e tij me dy vjet e gjysmë burg. qa/

Foto: "X"

 

QËNDRONI TË LIDHUR