• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rryma në bllokun e parë lirohet për 5,16 për qind, shtrenjtohet në bllokun e tretë dhe të katërt

Rryma në bllokun e parë lirohet për 5,16 për qind, shtrenjtohet në bllokun e tretë dhe të katërt

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Çmimi i rrymës për amvisëri nga 1 janari ulet për 5,16 për qind për bllokun e parë, për bllokun e dytë dhe për tarifën e lirë mbetet i njëjtë, për bllokun e tretë shtrenjtohet për 2,88, ndërsa për bllokun e katërt 1,86 për qind.

Siç tha se kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski, kjo e mundësoi vendosjen e Kompensimit për qasje deri te rrjeti prej 200 denarëve në muaj. Në të kundërtën, do të ketë shtrenjtim për 3,4 për qind në blloku e parë, për 8,62 për qind në të dytin, për 9,46 në të tretin dhe për 4,92 për qind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë për 15,42 për qind. Në mënyrë shtesë, siç tha, kanë mundësuar zvogëlim të tarrifës së rrjetit për 23 për qind.

"Me konceptin e ri qasje ndaj rrjetit, është bërë përcaktimi korrekt i harxhimeve për rrjetin mes shfrytëzuesve të rregullt dhe ata konsumatorë, të cilët përkohësisht e shfrytëzojnë objektet", tha Bislimovski, duke theksuar se vendimi është në drejtim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR