Rritet numri i të vdekurve në vërshimet në Afrikën e Jugut
- Numri i të vdekurve në vërshimet që dy javë më parë goditën pjesë të provincës rurale Kejpi Lindor në Afrikën e Jugut është rritur në 101, ndërsa viktima më e re është një foshnje njëvjeçare, njoftuan sot autoritetet.
Johanesburg, 26 qershor 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve në vërshimet që dy javë më parë goditën pjesë të provincës rurale Kejpi Lindor në Afrikën e Jugut është rritur në 101, ndërsa viktima më e re është një foshnje njëvjeçare, njoftuan sot autoritetet.
Dy fëmijë ende konsiderohet të zhdukur.
Shiu i fuqishëm më 9 dhe 10 qershor ka shkaktuar vërshime në të cilat janë shkatërruar shtëpi, janë dëmtuar rrugët dhe infrastrukturë tjetër, ndërsa është ndërpre edhe furnizimi me energji elektrike.
Janë identifikuar 94 viktima. Në mesin e viktimave janë 38 fëmijë. Më shumë se 4.000 persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë në provincën Kejpi Lindor.
Afrika e Jugut javën e kaluar ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të katastrofës kombëtare, që i mundësoi qeverisë të lirojë fonde për shërbime humanitare.
Vlerësohet se për të zëvendësuar infrastrukturën e dëmtuar do të nevojiten 288 milionë dollarë, ndërsa provincës, e cila është një nga më të varfërat në Afrikën e Jugut, i duhet ndihmë nga qeveria kombëtare.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Siril Ramafosa, vizitoi zonat më të prekura dy javë më parë dhe i akuzoi ndryshimet klimatike për shirat e mëdha dhe përmbytjet katastrofale. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s