• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritet frekuenca e vendkalimeve "Bllato" dhe "Xhepishtë - Trebishtë" në Dibër

Rritet frekuenca e vendkalimeve

Dibër, 23 korrik 2024 (MIA) - Rritet frekuenca e dy vendkalimeve në kufirin RMV-Shqipri, afër Dibrës, para së gjithash në vendkalimin "Blatlo", sidomos këtë muaj, kur një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar.

"Në periudhën nga 1 korriku deri më 21 korrik të këtij viti, në vendkalimin kufitar “Bllato” në hyrje të RMV-së janë regjistruar 26.497 udhëtare, ndërsa në dalje 22.887 udhëtarë. Krahasuar me këtë periudhë të raportuar, vitin e kaluar për hyrje në këtë vendkalim janë regjistruar 23.603 udhëtarë, ndërsa për dalje 22.466 udhëtarë, konfirmuan për MIA-n, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Një frekuencë më e lartë vërehet gjatë fundjavave. Kështu fundjavën e kaluar janë regjistruar 4330 pasagjerë në hyrje të vendit tonë dhe 3812 në dalje.

"Në vendkalimin e dytë kufitar Xhepishtë-Trebishtë, i cili është i karakterit lokal dhe funksionon nga ora 08:00 deri në 20:00, në periudhën nga 1 korriku deri më 21 korrik, në hyrje në RMV janë regjistruar 1227 udhëtare, që është për 143 udhëtarë më shumë, ndërsa në dalje 1225 udhëtare  ose për 166 udhëtare më shumë. Në fundjavën e kaluar në këtë vendkalim në hyrje të territorit të Maqedonisë janë regjistruar 202 udhëtarë, ndërsa në dalje 206 udhëtarë," theksojnë nga MPB.

Në të dy vendkalimet, frekuenca pritet të rritet, ditët e fundit të këtij muaji dhe ditët e para të muajit pasardhës, për shkak të ardhjes masive në vendlindje të mërgimtarëve nga rajoni i Dibrës dhe zona e Golobërdës. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR