Rreth një mijë persona me kontratë në vepër në institucionet publike shëndetësore do të duhet të marrin vendim për afat të pacaktuar
- Në rreth njëmijë persona që punojnë me kontratë në vepër në klinika dhe në institucione shëndetësore publike do t'u duhet që marrëdhënia e punës t'u vlejë në afat të pacaktuar. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pret që procedura të përfundojë deri në Vitin e Ri, sepse tashmë ka një qëndrim të harmonizuar në Qeveri për këtë çështje.
- Post By Fami Bajrami
- 15:40, 6 dhjetor, 2024
Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Në rreth njëmijë persona që punojnë me kontratë në vepër në klinika dhe në institucione shëndetësore publike do t'u duhet që marrëdhënia e punës t'u vlejë në afat të pacaktuar. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pret që procedura të përfundojë deri në Vitin e Ri, sepse tashmë ka një qëndrim të harmonizuar në Qeveri për këtë çështje.
"Për rreth një mijë persona të cilët janë në marrëdhënie pune në klinika dhe në institucione shëndetësore publike, disa prej më shumë se pesë apo dhjetë vitesh, kemi pajtueshmëri në Qeveri dhe është dërguar një kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë në Ministrinë e Financave për të miratuar punësimet. Shpresoj që deri në fund të javës së ardhshme të marrim një përgjigje pozitive dhe t'u japim urdhër të gjitha institucioneve shëndetësore publike, personave me kontratë në vepër, përgjithësisht shoferëve, higjienistëve, infermierëve, motrave medicinale dhe laborantëve që të marrin një vendim. Shpresoj që i gjithë procesi të përfundojë para Vitit të Ri", deklaroi sot Taravari.
Sipas vlerësimeve të Ministrisë, në institucionet publike shëndetësore janë më pak se 2.000 punëtorë të cilët punojnë me marrëveshje në vepër. Për të tjerët të cilët tani nuk do t'u transferohet marrëdhënia e punës, ministri paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të angazhohet për zgjidhjen e statusit.
Në lidhje me buxhetin e shkurtuar për Programin HIV, për të cilin u protestua sot në mënyrë paqësore nga Platforma HIV, ministri tha se buxheti është shkurtuar pjesërisht, por jo aq sa ka pasur protesta.
"Jemi të hapur për bisedë. Këto janë paratë që i kemi për momentin, kjo është gjendja që kemi trashëguar, nuk kemi shkop magjik duhet të punojmë në mënyrë racionale", tha Taravari.
Platforma e HIV-it sot para Qeverisë ka kërkuar kthimin e buxhetit të nevojshëm prej 130 milionë denarë prej të cilëve 109 milionë janë për barna dhe 21 milionë për shërbime preventive. rq/
Foto: arkivi i MIA-s