Rreth 940 persona jnë vrarë në një javë përleshjesh midis qeverisë siriane dhe grupit religjioz druzë në Sveida
- Rreth 940 persona janë vrarë në një javë përleshjesh midis qeverisë siriane dhe grupit religjioz druzë në qytetin jugor të Sveidës, sipas një raporti të ri nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:59, 19 korrik, 2025
Damask, 19 korrik 2025 (MIA) - Rreth 940 persona janë vrarë në një javë përleshjesh midis qeverisë siriane dhe grupit religjioz druzë në qytetin jugor të Sveidës, sipas një raporti të ri nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
SOHR bëri të ditur se rreth 588 druzë janë vrarë, nga të cilët 262 ishin civilë.
Ms të vdekurve janë 312 ushtarë të qeverisë siriane, si dhe 21 beduinë sunitë, si dhe tre civilë që u ekzekutuan nga druzët.
Rreth 15 ushtarë të qeverisë janë vrarë në sulme të ndara izraelite, bëri të ditur SOHR.
Foto: EPA