• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rreth 20.000 punëtorë nuk kanë marrë pagë për muajin nëntor të vitit të kaluar

Rreth 20.000 punëtorë nuk kanë marrë pagë për muajin nëntor të vitit të kaluar

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike të përpunuara më 2 janar 2024, për muajin nëntor të vitit të kaluar, përllogaritje përfundimtare të pranuara dhe të papaguara ka për 10.921 punëtorë, ndërsa përllogaritje të papranuara për 9.680 persona. . Kjo, theksoi në konferencë për shtyp drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska, do të thotë se rreth 20 mijë persona nuk kanë marrë pagë për atë muaj.

Sipas gjendjes së pagesave të fundit më 29 dhjetor 2023, të përpunuara më 2 janar 2024, janë paraqitur, pranuar dhe paguar përllogaritjet përfundimtare për 60.400 punëdhënës që i referohen 535.636 personave të punësuar, ndërsa përllogaritje të pranuara dhe të papaguara ka për 4.441 punëdhënës, përkatësisht10.921 persona të punësuar, ndërsa për 5.534 punëdhënës ka përllogaritje të paparaqitura dhe të papranuara që kanë të bëjnë për 9.680 persona të punësuar, theksoi Lukarevska në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e financave Fatmir Besimi dhe drejtorin e Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR