• e hënë, 16 qershor 2025

Rrahje mes tifozëve të Mançester Junajtedit dhe Totenhemit para finales së Ligës së Evropës në Bilbao

Rrahje mes tifozëve të Mançester Junajtedit dhe Totenhemit para finales së Ligës së Evropës në Bilbao

Mançester, 21 maj 2025 (MIA) - Një rrahje masive ka ndodhur midis tifozëve të Mançester Junajtedit dhe Totenhemit para finales së Ligës së Evropës në Bilbao të Spanjës.

Sipas medias spanjolle "El Diario Vasco", zënka ndodhi mbrëmë kur një grup tifozësh nga të dy klubet u takuan në një nga rrugët e Bilbaos. Pasi shkëmbyen fyerje, mes tyre ka shpërthyer një rrahje masive. Disa të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore, por kanë refuzuar të hospitalizohen.

Mançester Junajtedi dhe Totenhemi do të luajnë në finalen e Ligës së Evropës sonte me fillin në orën 21.

Fituesi i kësaj përballje do të kualifikohet në Ligën e kampionëve 2025/26.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR