• e diel, 22 mars 2026

Ronaldo: "Siu" u bë fenomen global

Ronaldo:

Riad, 14 qershor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Al Nasër dhe Portugalisë, Kristiano Ronaldo e ka sqaruar rëndësinë e pseudonimit "Siu" gjatë festimit të tij për golin.

"Duket se është bërë një fenomen global - dhe më pëlqen kur shoh lojtarë të tjerë që e bëjnë këtë, ose më dërgojnë video të njerëzve që luajnë sporte të tjera ose fëmijë që përsërisin festimin e golit. Është e mrekullueshme. “Siu” do të thotë “Po!”, është fare e thjeshtë, por me një mesazh të fortë", deklaroi Ronaldo për "FourFourTwo".

Ronaldo ështç transferuar në Al Nasër në fund të dhjetorit të vitit 2022. Paga për portugezin 38 vjeçar në klubin saudit është 200 milionë euro. Kontrata e tij është deri në verën e vitit 2025.

Kristiano ka 16 paraqitje për Al Nasër në Premier ligën e Arabisë Saudite, duke shënuar 14 gola dhe dy asistime.

Më parë ka luajtur për Mançester junajted, Juventus, Real Madrid dhe Sporting mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR