Ronaldo për vdekjen e Zhotës: Së fundmi ishim bashkë
- Kapiteni i ekipit kombëtar portugez të futbollit, Kristiano Ronaldo i tha lamtumirën sot pasdite nëpërmjet rrjeteve sociale bashkëlojtarit të tij të ekipit kombëtar Diogo Zhota, i cili mbrëmë vonë humbi jetën në një aksident rrugor në Spanjë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:38, 3 korrik, 2025
Lisbonë, 3 korrik 2025 (MIA) - Kapiteni i ekipit kombëtar portugez të futbollit, Kristiano Ronaldo i tha lamtumirën sot pasdite nëpërmjet rrjeteve sociale bashkëlojtarit të tij të ekipit kombëtar Diogo Zhota, i cili mbrëmë vonë humbi jetën në një aksident rrugor në Spanjë.
"Kjo është absurde. Së fundmi ishim bashkë në ekipin kombëtar. Ai sapo u martua. Shpreh ngushëllimet e mia familjes, bashkëshortes dhe fëmijëve tuaj, dhe u uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jeni gjithmonë aty për ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve", ka shkruar Ronaldo.
Diogo Zhota dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi menjëherë pas mesnatës në Spanjën veriperëndimore.
Tragjedia ndodhi më pak se dy javë pasi Diogo Zhota u martua me bashkëshorten e tij, me të cilën kishte tre fëmijë.
Foto: EPA