Ronaldo për paraqitjen e Portugalisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024: Kemi shkruar histori
- Sulmuesi i Portugalisë, Kristiano Ronaldo e lavdëroi paraqitjen e reprezentacionit në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
- Post By Fami Bajrami
- 12:58, 20 nëntor, 2023

Lisbonë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Portugalisë, Kristiano Ronaldo e lavdëroi paraqitjen e reprezentacionit në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
"Paraqitje historike, 100% fitore! Urime për Portugalinë"- ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale.
Portugalia e fitoi vendin e parë në grupin J me 30 pikë maksimale dhe është plasuar në KE 2024. Portugezi në turnirin kualifikues ka shënuar 10 fitore në 10 ndeshje, duke shënuar 36 gola dhe duke pranuar vetëm dy.
Tridhjetë e tetë vjeçari Ronaldo ka luajtur nëntë ndeshje për reprezentacionin e vet në kuadër të kualifikimeve për KE, në të cilat shënoi 10 gola dhe dy asistime.ss/
Foto: EPA