• e premte, 06 shtator 2024

Ronaldo: Nuk ndjek rekordet, ato më ndjekin mua!

Ronaldo: Nuk ndjek rekordet, ato më ndjekin mua!

Lisbonë, 6 shtator 2024 (MIA) – Kapiteni i reprezentacionit të Portugalisë, Kristiano Ronaldo është regjistruar në listën e golashënuesve pas fitores së mbrëmshme 2-1 ndaj Kroacisë në Ligën e kombeve, që është goli i tij i 900-të në karrierë në futbollin profesional.

Sulmuesi 39-vjeçar ka festuar golin jubilar që shënoi në minutën e 34-të për epërsi 2-0.

“Ishte një emocion”, tha Ronaldo pas ndeshjes së luajtur në Lisbonë.

“Duket se numri prej 900 golave ​​është vetëm një kthesë, por vetëm unë dhe njerëzit përreth meje e dimë se sa e vështirë është të punosh çdo ditë për të qenë fizikisht dhe psiqikisht i aftë për të arritur këtë numër”, shtoi ylli portugez.

Futbollisti i Al-Nasrit të Arabisë saudite dhe ish lojtari i Real Madridit, Juventusit, Mançester Junajtedit dhe Sportingut ka thënë se për një kohë të gjatë ka dashur të arrijë në atë numër golash.

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR