Ronaldo me pjesëmarrje rekord në Kampionatin Evropian
- Përzgjedhësi i kombëtares portugeze të futbollit, Roberto Martinez, ka publikuar skuadrën e zgjeruar për Kampionatin evropian të ardhshëm në vitin 2024.
- Post By Lindita Sulejmani
- 19:24, 21 maj, 2024
Lisabon, 21 maj 2024 (MIA) - Përzgjedhësi i kombëtares portugeze të futbollit, Roberto Martinez, ka publikuar skuadrën e zgjeruar për Kampionatin evropian të ardhshëm në vitin 2024.
Superylli Kristiano Ronaldo është në skuadrën për kampionatin kontinental, pavarësisht moshës së tij. Ronaldo është 39 vjeç, por vazhdon të shënojë gola në kampionatin e Arabisë Saudite për Al-Nasër.
Nëse ai shënon ndonjë minutë në kampionat, Ronaldo do të thyejë rekordin e tij prej gjashtë paraqitjesh në Kampionatin Evropian. Ai debutoi në Euro 2004 që u mbajt në Portugali, ndërsa në vitin 2016 e fitoi titullin evropian me ekipin portugez.
Portugalia në KE 2024 është në grup me Turqinë, Gjeorgjinë dhe Çekinë.
Lista e plotë:
Portierë: Diogo Kosta (Porto), Zhoze Sa (Vulverhempton), Rui Patrisio (Romë)
Mbrojtës: Antonio Sillva (Benfika), Danilo Pereira (PSZH), Diogo Dallot (Mançester Junajted), Gonzalo Inasio (Sporting), Zhoao Kanselo (Barcelona), Nelson Semedo (Vullverhempton), Nuno Mendesh (PSZH), Pepe (Porto), Ruben Diaz (Mançester Siti).
Mesfushorë: Bruno Fernandesh (Mançester Junajted), Zhoao Nevesh (Benfika), Zhoao Palinja (Fulam), Otavio (Al-Nasër), Ruben Nevesh (Al Hilal), Vitinja (PSZH).
Sulmues: Bernardo Silva (Mançester Siti), Kristijano Ronaldo (Al-Nasër), Diogo Zhota (Liverpull), Francisko Konseisao (Porto), Gonzallo Ramos (PSZH), Zhoa Feliks (Barcelona), Pedro Neto (Vulverhempton) dhe Rafael Leao (Milan). ls/
Foto: Arkiv